BOTA, 25 Shtator 2022, 11:19

VIDEO/ Dallgë deri në 15 metra e erëra me shpejtësi 160 kmh, shkencëtarët dërgojnë dronin në “syrin” e Uraganit Fiona

VIDEO/ Dallgë deri në 15 metra e erëra me shpejtësi 160 kmh,

Shkencëtarët kanë nisur një studim në kuadër të të cilit dërgojnë robotë detarë në zemrën e cikloneve. Misionet e paprecedentë synojnë të përmirësojnë të kuptuarit e studiuesve se si uraganet intensifikohen me shpejtësi në stuhi monstruoze me erëra shkatërruese dhe përmbytje vdekjeprurëse.

Së fundmi, bashkëpunimi inovativ midis Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA (NOAA) dhe Saildrone, kompania që inxhinieron dronët inovativë me vela, dërgoi një robot të fuqishëm në “zemrën” e Uraganit Fiona, stuhia tropikale e furishme që përmbyti Porto Rikon dhe tani po shkon drejt Bregdeti lindor i Kanadasë.

“Saildrone”, 7 metra i gjatë u përball me dallgë 15 metra të larta dhe erëra që i kalonin 160 kmh, të cilat mund t’i shihni në pamjet e publikuara.

Kjo është pikërisht arsyeja se përse këto makineri janë krijuar: Mbledhin të dhëna në të gjitha pjesët e stuhive, duke përfshirë syrin e uraganit – ku erërat janë më të forta.

Ujërat e ngrohta të oqeaneve deri në 26 gradë Celsius janë janë lëndë djegëse për stuhitë. Dronët lundrues pritet që tashmë të ndihmojnë studiuesit të kuptojnë më mirë se si oqeanet e transferojnë këtë nxehtësi dhe energji në stuhi.