TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një avion luftarak spanjoll F-18 është rrëzuar sot në Saragoza të Spanjës.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e rrëzimit të avionit, të cilat janë vërtetë shokuese.
Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit dhe rrëzohet.
Sipas mediave të huaja, siç shihet nga pamjet, menjëherë pas rrëzimit në tokë, F-18 me dy motorë i Forcave Ajrore Spanjolle është përfshirë nga flakët. Piloti vendosi sistemin automatik të daljes përpara se F-18 të rrëzohej. Piloti i avionit luftarak është dërguar për trajtim mjekësor në spital, pasi sipas informacioneve të para ka lëndime të rënda në këmbë.
Përplasja ndodhi në orën 12:10 (me orën lokale) brenda bazës ajrore, ndërsa piloti po kryente një test manovrimi me avionin si pjesë e një demonstrimi për familjet ushtarake. Papritur, ai humbi kontrollin dhe luftarak F-18 ra.
Spanish Air Force EF-18M Hornet crashes near the Zaragoza Air Base in Spain. The pilot safely ejected and is currently being assessed at a local hospital. pic.twitter.com/xL9I3ykUH4
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) May 20, 2023