BOTA, 28 Mars 2023, 15:46

Portugali, sulm me thikë në Lisbonë, të paktën dy të vdekur

Portugali, sulm me thikë në Lisbonë, të paktën dy

Të paktën dy persona u vranë sot në një sulm në Qendrën Ismaili në Lisbonë, tha policia në Portugali pa dhënë detaje të mëtejshme.

CNN Portugal raportoi se sulmuesi i supozuar, një shtetas afgan që mbante një thikë të madhe, u qëllua dhe u arrestua.

Policia portugeze nuk e konfirmoi menjëherë kombësinë e të dyshuarit.

Kryeministri Antonio Costa tha se të gjitha indikacionet ishin se bëhej fjalë për “një akt të izoluar”, duke shtuar se ishte “e parakohshme” të bëhej ndonjë interpretim për krimin.

Ismailitë janë një sekt pakicë i islamit shiit, anëtarët e të cilit janë sulmuar nga grupet ekstremiste në vende si Pakistani.