BOTA, 28 Mars 2023, 10:54

Momenti kritik, moderatores i bie të fikët në transmetim direkt (VIDEO)

Momenti kritik, moderatores i bie të fikët në transmetim direkt

Një moderatore kolumbiane pati probleme shëndetësore, derisa i ra të fikët gjatë transmetimit direkt, shkroi DailyMail.

Elianis Garrido po udhëhiqte emisionin Lo Se Todo në Canal 1 së bashku me kolegun e saj, kur pati probleme dhe pas disa sekondash ra përtokë.

Ekipi i kamermanëve reagoi në atë moment duke u afruar pranë 35-vjeçarës për t'i ofruar ndihmë.

Moderatori i dytë, Ariel Osorio, u ngrit shpejt në këmbë dhe paralajmëroi një bllok reklamash. Elianis u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa u tha se kishte probleme me frymëmarrjen.

Gjendja e saj është stabile.