BOTA, 26 Mars 2023, 08:45

Mbytet një tjetër varkë me emigrantë pranë Tunizisë, 19 të vdekur

Mbytet një tjetër varkë me emigrantë pranë

Një tjetër anije me emigrantë nga vendet e Afrikës Sub-Sahariane është mbytur në afërsi të Tunizisë, ku kanë humbur jetën të paktën 19 persona. Emigrantët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali, tha të dielën një grup i të drejtave të njeriut. Kjo është tragjedia më e fundit me emigrantë pranë Tunizisë.

Në katër ditët e fundit, pesë varka me emigrantë janë mbytur pranë qytetit jugor të Sfax-it, duke lënë 67 të zhdukur dhe nëntë të vdekur, pas një rritje të konsiderueshme të varkave që shkonin drejt Italisë. Roja bregdetare tuniziane shpëtoi pesë persona nga anija në brigjet e Mahdia.

Në të njëjtën kohë, roja bregdetare ka ndaluar në katër ditët e fundit rreth 80 varka me destinacion Italinë dhe ka arrestuar mbi 3 mijë emigrantë, kryesisht nga vendet e Afrikës subsahariane. Bregdeti pranë qytetit të Sfax kohët e fundit është bërë një pikë kryesore nisjeje për shumë migrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.