TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Vladimir Putin njoftoi një ditë më parë se do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi, duke i dërguar një mesazh NATO-s për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Putin tha për televizionin shtetëror se vendosja e armëve taktike bërthamore nuk është në shkelje të asnjë marrëveshje dhe asnjë angazhimi për mospërdorimin e armëve bërthamore.
Nga ana e saj, SHBA ka bërë një reagim të kujdesshëm. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se deri më tani nuk ka asnjë informacion të besueshëm se Putin do përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
Putin i krahasoi planet e tij me vendosjen e armëve të SHBA-së në Evropë dhe tha se Rusia nuk do të transferonte kontrollin në Bjellorusi. Por kjo mund të ishte hera e parë që nga mesi i viteve 1990 që Rusia do të bazonte armë të tilla jashtë vendit.
“Nuk ka asgjë të pazakontë as këtu: së pari, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë vendosur prej kohësh armët e tyre taktike bërthamore në territorin e vendeve të tyre aleate,” tha Putin për televizionin shtetëror.
“Ne ramë dakord që do të bëjmë të njëjtën gjë – pa shkelur detyrimet tona, theksoj, pa shkelur detyrimet tona ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore.”