BOTA, 28 Mars 2023, 12:52

Dyshohet se po përgatisnin sulm terrorist, tetë të arrestuar në Belgjikë

Dyshohet se po përgatisnin sulm terrorist, tetë të arrestuar

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë belge padi dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist.

Mediat e huaja bëjnë me dije se policia e Antwerpit zhvilloi pesë kontrolle në Merksem, Borgerhout, Deurne, Sint-Jans-Molenbeek dhe Eupen të hënën në mbrëmje me kërkesë të një gjyqtari hetues.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pas kontrolleve tetë persona ranë në prangat e policisë por nuk u dha detaje në lidhje me atë që u konstatua dhe detajet që janë gjetur.

Ndërkohë, policia e Brukselit kreu bastisje në lokalitetet e afërta të Zaventem, Molenbeek-Saint-Jean dhe Schaerbeek si pjesë e një rasti të veçantë dhe arrestoi tre persona.