BOTA, 12 Maj 2023, 19:54

Pasi tha se qeni i tij ishte CEO i "Twitter", Elon Musk gjen zëvendësuesen

Pasi tha se qeni i tij ishte CEO i "Twitter", Elon Musk gjen

Shefi Ekzekutiv (CEO) i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar zyrtarisht se Linda Yaccarino do ta zëvendësojë atë në pozitën e CEO-s së kësaj platforme. Pasi tha se qeni i tij është CEO i Twitter, Musk me sa duket e ka gjetur njeriun e duhur për ta drejtuar platformën që i solli aq shumë telashe. 

“Jam e emocionuar të mirëpres Linda Yaccarino si CEO-n e re të Twitter-it”, ka shkruar Musk në një postim në këtë platformë.

Sipas miliarderit, Yaccarino do të fokusohet kryesisht në operacionet e biznesit, derisa ai do të punojë në dizajnin e produktit dhe teknologjisë së re.

“Mezi pres të punojë me Lindën për të transformuar këtë platformë në aplikacionin për gjithçka që do të quhet X”, ka shkruar më tej Musk.