TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që disa e quajnë protestën më të madhe në historinë e vendit.
Protestat kundër planeve të qeverisë për një ndryshim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh.
Një numër rekord demonstruesish u mblodhën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200,000 të tjerë besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv. Kritikët thonë se reformat do të minojnë demokracinë.
Por qeveria e Benjamin Netanyahut pretendon se ndryshimet e planifikuara janë më të mira për elektoratin.
Organizatorët thanë se rreth 500,000 protestues kanë dalë në rrugë në mbarë vendin të shtunën. Gazeta izraelite Haaretz e ka quajtur këtë revoltë si ” demonstrata më e madhe në historinë e vendit”.