BOTA, 10 Mars 2023, 18:25

Borell pranoi: BE praktikisht ka ezauruar të gjitha sanksionet e mundshme kundër Rusisë

Borell pranoi: BE praktikisht ka ezauruar të gjitha sanksionet e mundshme

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell, në një intervistë për portalin evropian “Euraktiv” tha se BE-ja praktikisht i ka ezauruar të gjitha mundësitë në fushën e sanksioneve kundër Rusisë.

“Nuk ka shumë për të bërë nga pikëpamja e sanksioneve, por ne mund të vazhdojmë të rrisim mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën”, tha Borrell pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së dhe Stokholmit.

BE miratoi së fundmi paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë. Pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Komisionin Evropian, nëse BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh, zëdhënësit nuk kanë mundur të japin një përgjigje të saktë dhe janë kufizuar në deklaratën se vendet anëtare janë duke e diskutuar dhe se diskutimi nuk mund të jetë publike.