TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e Kanadasë ndaloi të premten importet e aluminit dhe çelikut nga Rusia me qëllim që të “eliminojë ose kufizojë të ardhurat e përdorura për të financuar pushtimin ilegal dhe barbar të Ukrainës “.
Sipas të dhënave më të fundit të qeverisë, vlera e importeve ishte rreth 250 milionë dollarë kanadezë në vitin 2021.
“Kanadaja dhe partnerët tanë kanë vendosur tashmë sanksione ndaj bankës qendrore ruse dhe kanë vendosur kufizime në çmimet e naftës dhe gazit rus”, tha në një deklaratë zëvendëskryeministrja kanadeze Chrystia Freeland.
“Dhe tani, ne po sigurohemi që Presidenti rus Vladimir Putin të mos ketë mundësi të financojë luftën e tij duke shitur alumin dhe çelik në Kanada, duke koordinuar veprimet tona me veprimet e SHBA-së sot,” shtoi ajo.
Pjesa më e madhe e importeve të çelikut të Kanadasë e ka origjinën në SHBA, që përbën rreth 45% të eksporteve amerikane ndërsa pothuajse 90% e prodhimit kanadez të aluminit është i destinuar për fqinjin jugor të vendit.