TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pronari i kompanive SpaceX dhe Twitter, Elon Musk, planifikon të ndërtojë qytetin e tij në një zonë në shtetin amerikan të Teksasit. Sipas një lajmi të publikuar në Wall Street Journal (WSJ), qyteti në fjalë do të ndërtohet në Kontin Bastrop, i cili ndodhet pranë qytetit Austin.
Thuhet se qyteti, themeli i të cilit është planifikuar të hidhet në një zonë pranë objekteve të kompanive Boring dhe SpaceX, të cilat janë në ndërtim e sipër, do t’u mundësojë punonjësve të kompanive të Musk-ut të zhvendosen në shtëpi të reja me çmime qiraje nën nivelin e tregut.
Ligji i Teksasit kërkon që të paktën 201 njerëz të jetojnë në një zonë përpara se të bëhet aplikimi që ajo të pranohet si qytet. Pas këtij procesi merret miratimi nga gjyqtari i qarkut. Një zyrtar nga Konti Bastrop ka thënë në një deklaratë se ende nuk ka arritur asnjë aplikim nga Musk apo ndonjë subjekt që ai zotëron.