BOTA, 22 Nëntor 2021, 18:01

Protestat kundër bllokimit, Brukseli: Nuk ka vend për dhunë në BE

Protestat kundër bllokimit, Brukseli: Nuk ka vend për dhunë

Brukseli ka reaguar për protestat që kanë shpërthyer në vende të bllokut kundër kufizimeve të vendosura ndaj pandemisë.

“Ne kemi qenë gjithmonë të qartë se demonstratat paqësore janë një e drejtë, por në situata emergjente shëndetësore këto të drejta mund të kufizohen. Komisioni i BE-së gjithmonë ka thënë se nuk ka vend për dhunë në Evropë”. Kështu deklaroi zëdhënësja Dana Spinant, pas tensioneve të regjistruara gjatë protestave kundër masave anti-Covid.

“E kuptojmë që qytetarët mund të jenë të lodhur, por është rruga për të dalë nga pandemia”, përfundon ajo.