BOTA, 22 Nëntor 2021, 21:00

Bullgari/ Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën nëntë të moshuar, dhjetëra të tjerë të plagosur

Bullgari/ Azili përfshihet nga flakët, humbin jetën

Nëntë persona u vranë në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në fshatin lindor bullgar Rogiak dhe disa nga të moshuarit asfiksuan  nga thithja e tymit, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme.

Zjarri ka nisur nga çatia prej druri e objektit, mbrëmjen e sotme vonë. Shtëpia  ishte shtëpia e 58 të moshuarve , sipas Tihomir Totev, kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve.

“Kur mbërritën gjashtë makinat zjarrfikëse, çatia u përfshi nga flakët dhe po dilte tym i zi. “Zjarrfikësit filluan largimin e të moshuarve por fatkeqësisht disa prej tyre humbën jetën”, tha ai.