TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin ka kërkuar sot “ndërprerjen e menjëhershme” të luftës në Ukrainë, raporton Politiko.
Erdogan falënderoi Putinin për qëndrimin e tij pozitiv kur bëhet fjalë për zgjatjen e kontratës për eksportin e drithit nga porti i Detit të Zi dhe shtoi se të dy vendet duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për sa i përket bashkëpunimit ekonomik.
Në deklaratën e Kremlinit thuhet se të dy presidentët kanë biseduar për situatën në Siri,
Ata theksuan se është e nevojshme të vazhdohet normalizimi i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë dhe theksuan rolin konstruktiv të Rusisë si ndërmjetës, thuhet në deklaratë.