BOTA, 9 Mars 2023, 17:25

Tërmet i fuqishëm në Itali, tronditet Perugia

Tërmet i fuqishëm në Itali, tronditet Perugia

ITALI- Tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Riher ka goditur Italinë këtë mesditë. Lëkundja është regjistruar në orën 16:00. Epiqendra e tërmetit ishte vetëm 27 kilometra larg Perugias dhe me thellësi 2 kilometra. Mediat italiane raportojnë se lëkundja është ndjerë në të gjithë rajonin.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të plagosur. Pritet reagimi i autoriteteve dhe njoftimet zyrtare për të mësuar më shumë detaje.