BOTA, 9 Mars 2023, 15:57

“Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që vret gjithçka që prek

“Gishti i vdekjes”, filmohet fenomeni nënujor që vret

Një video e një fenomeni nënujor që vret organizmat në fund në detin e akullt të Antarktidës, po përhapet në YouTube dhe shumë e quajnë atë “gishti i vdekjes”.

Një brinik apo stalaktit i akullt duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor: një gisht i akullt që zbret ngadalë në fund dhe ngrin gjithçka që prek, transmeton Telegrafi.

Domethënë, nuk bëhet fjalë për asgjë të natyrës paranormale, por për një fenomen të pazakontë nënujor që është i pranishëm në thellësitë e Oqeanit.

Fjala brinik është një kombinim i dy fjalëve angleze – brine (kripë) dhe icicle (akullt). Gishti i akullit udhëton nga shtresa e akullit drejt fundit, dhe procesi i ngrirjes nxjerr kripën dhe krijon ftohtësi intensive. Ujë i kripur nuk mund të ngrihet për shkak të përqendrimit të lartë të kripës, kështu që zhytet në fund.

Uji i kripur i koncentruar është mjaft i ftohtë për të ngrirë ujin e detit përreth, kështu që formon një formë tubi me një mur të brendshëm, që shkrihet vazhdimisht dhe një mur të jashtëm që ngrin vazhdimisht dhe udhëton në fund duke formuar një stalaktit të akullt.

Ky proces kompleks u regjistrua për herë të parë gjatë viteve gjashtëdhjetë dhe kamera e filmoi për herë të parë në vitin 2011.

Origjina e këtij fenomeni, pavarësisht nga të gjitha njohuritë e deritanishme, ende nuk është shpjeguar plotësisht, shkruan Guardian.

Një stalaktit akulli mund të ketë një diametër prej 25 centimetra dhe rritet disa metra në ditë. Pasi godet tokën, fillon të zgjerohet si një shtresë akulli e ngjitur në fund.

Zgjerimi i kësaj sipërfaqeje është aq i shpejtë sa mund të kapë yllin e detit, iriqin dhe organizma të tjerë të ngadaltë detarë, duke i zënë në kurth dhe duke i ngrirë në vend.