BOTA, 8 Mars 2023, 18:16

Pas sulmit në NordStream qëndron grupi pro ukrainas? Borrell: Janë spekulime! Duhet të presim përfundimin e hetimeve

Pas sulmit në NordStream qëndron grupi pro ukrainas? Borrell:

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE, Josep Borrell, ka kërkuar që të mos dilet në konkluzione të nxituara në lidhje me dëmin e shkaktuar në gazsjellësin NordStream.

Deklarata e tij erdhi pasi raportet e reja pretendonin se inteligjenca e shqyrtuar nga zyrtarët amerikanë tregoi se një grup pro-ukrainas qëndronte pas incidentit.

“Unë nuk kam frikë nga e vërteta. Cilado qoftë ajo. Por ne po flasim për… spekulime,” u tha ai gazetarëve sot pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Stokholm.

Ai shtoi se hetimet janë ende duke u zhvilluar në Suedi, Danimarkë dhe Gjermani.

“Për sa kohë që hetimet janë në vazhdim, ne nuk mund të nxjerrim përfundime përfundimtare. Më duhet të pres që të kem një tablo të qartë për atë që ka ndodhur”, tha zoti Borrell.