TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
40 vite me parë, më 17 janar 1982, ditë e diel në mbrëmje, në Untergrupenbach të Landit Baden –Württemberg, Gjermani u qëlluan për vdekje Jusuf Gërvalla, vëllai i tij Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati u krye ndërkohë që Bardhoshi po nxirrte makinën nga garazhi, duke ecur mbrapsht. Ndërkohë, një person hap zjarr nga afër ndaj vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës që ishin në makinë. Më pas, një person tjetër afrohet pranë makinës, duke shtënë në drejtim te saj, për t’u siguruar se tre personat e ulur brenda ishin vrarë.
Bardhoshi edhe Kadriu ndërrojnë jetë menjëherë, ndërsa Jusufi arriti të shkonte i gjallë në spital. Ai nuk arriti të mbijetonte nga plagët e marra dhe vdiq disa orë më vonë. Sipas zëdhënësit të policisë gjermane, i cili foli mbi ngjarjen, para se të vdiste, Jusufi kishte akuzuar UDB-në jugosllave për atentatin.
Në dokumentin që po publikojmë sot, të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili daton më 8 shkurt 1982, kuptojmë se si e vlerësonte këtë ngjarje Sigurimi i Shtetit.
Pikë së pari shohim se vëllezërit Gërvalla, por edhe Kadri Zeka kishin kontakte të fshehta me rezidenturën e Sigurimit në Vjenë, e cila mbulonte edhe punën në Gjermaninë Perëndimore sepse në këtë kohë ende nuk ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë Perëndimore. Rrjedhimisht në Bon nuk kishte ambasadë shqiptare. Më tej në raport vihet re se si rezidenti i Sigurimit por edhe vetë viktimat, nuk ishin kujdesur të ruheshin: “Nga nje pune e tille linden edhe thashetheme se këta janë udhëheqësit e punëtoreve, merren me organizimin e veprimeve patriotike, organizojnë demonstratat, futin literature ne Kosove, se këta nxorren çakmakët etj.”, shkruhet në njoftim. Interesant për t’u theksuar është fakti që, para se të bëhej vrasja e tyre, rezidenti i Sigurimit të Shtetit që mbante në lidhje vëllezërit Gërvalla dhe Zekën, ishte kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonit.
Rezidentura e Sigurimit në Vjenë njofton se “Vrasja është organizuar nga UDB-a”. Pra, shprehet tepër e sigurt për këtë gjë dhe nuk shkruan se “mendojmë që”, apo “është e mundur”, sikurse përdoret rëndom në gjuhën e shërbimeve sekrete, kur jepet informacion mbi ndonjë ngjarje.
Vjena me telin 70. Dt. 28.1.82 njofton sh. Perlat
Sikurse mund te jeni ne dieni tre kosovaret qe u vranë mbaheshin ne lidhje nga shoku EngjellKoloneci. Per te tre këta e Ibrahim Kelmendin kane dale te dhëna qe ju kam njoftuar. Po kështu u kam njoftuar çka eshte folur per punën e shokut tone me ta, per gjerat qe qarkullojnë per ekspozim etj. Nisur nga sa doli tërheqim këto mendime paraprake:
1.Puna e kontaktet e shokut tone morën me ta morën qe ne fillim karakter te fshehte agjentural ngaqë takimet bëheshin jashtë selisë e ne konspiracion te plote. Këto janë mbajtur sekret edhe ndaj shokëve te ambasadës këtu. Eshte preferuar te levizet me kosovare sesa me shokët tanë per kontakte me ta. Kështu kur ishte ne Munich ka shkuar prej këtej ne Stutgard me nje kosovar natën, duke qene atje edhe tre diplomat nga neve. Disave nga këta si K. Zekes i ka shkuar edhe ne shtëpi. Kjo ka shkaktuar interes e kuriozitet ne mes tyre per këto marrdhenie.
2.Qe te tre viktimat janë takuar kudo këtu ne Austri, Gjermani e Zvicer, ka patur edhe lëvizje me urgjence duke u shkuar atyre edhe ne vendet ku ndodheshin. Mendojm se nuk eshte patur shume kujdes per te ruajtuar puneve ata vete. Këta vete kane folur per këto kontakte me shokun Engjell Koloneci.
3. Nga nje pune e tille linden edhe thashetheme se këta janë udhëheqësit e puntoreve, merren me organizimin e veprimeve patriotike, organizojnë demonstratat, futin literature ne Kosove, se këta nxorren çakmakët etj.
4. Megjithe sinjalizimet nuk u more asnjë mase per te ulur e parandaluar zërat qe rriteshin se veprimtaria jashtë drjetohet nga këta dhe ndihmohen nga ana jone. Jo vetëm kaq por edhe autorizimi per te lëvizur e shkuar kudo pa marre miratimin e MPJ.
5.Përpjekjet qe u bene per afrimin e bashkimin e tyre ne nje qendër te vetme per krijimin e nje komiteti, pa njohur thelle pozitën e sejcilit dhe bindjet politike ideollogjike te tyre nxorren dhe krijuan probleme midis tyre. Këto përpjekje bene te njohur punën e personave e grupeve që mund te sjelle edhe ekspozimin e tyre e te lidhjeve qe ketambanin me shokun tone, para UDB-es sepse mendojm se duhet te kete edhe agjent nder ta.
6.Telefonata e bere per veprime te mprehta ne drejtim te shokut tone duhej marre seriozisht, krahas kujdesit per te ruajtur veten, mendojmë se ne formën e rrugëve te ndryshme edhe këta duheshin sinjalizuar per te vene roje perkete tendence te mprehte te UDB-es.
7.Vrasja e tyre eshte organizuar nga UDB-a.
8.Mendojme qe materialet e grumbulluara ne qendër t’i analizojmë e te tërheqim detyra per punën tone.
Shoku M. Caka shënon: Çar ka tjetër ky, bej vet nje informacion per shokun Ramiz e t’ia japim shokur Hekuran per ta pare me pare.
Shoku Jorgaq shënon: Te nxirren e vendosen ne fashikujt e tyre. Shoku Mitroben gabim qe i ngre ne kete fryme këto çështje. Ai duhet te informoj vet KQ.
Puntori Operativ
Luftar Alushi
Nenshkrimi
(Voxnews.al)