TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Republikën Kryeministrore të Shqipërisë, Presidenti duhet të jetë vartës i Kryeministrit.
Si gjithë të tjerët xhanëm. Parlamenti, drejtësia, ministrat e administrata po e po, opozita, madje edhe biznesi janë nën Kryeministrin. Ata mund të rrinë pranë ose rreth Tij, por kurrë mbi apo Atë apo të pavarur nga Ai siç autorizon Kushtetuta.
Dita e sotme shënon krizën politike e kushtetuese në vend. Duhet të votohet për President, por askush në Parlament nuk guxon të paraqesë një kandidat!!!
Kjo tregon se sa i kalbur është sistemi politik në vend.
Kjo tregon se në ç'dekadencë ka rënë organizimi dhe hierarkia politike e shtetit.
Kjo tregon se Kushtetuta nuk është më themeli i shtetit, por rregullore e Kryeministrisë. Sipas kësaj rregulloreje Presidenca është thjesht kaldajë që punon kur i hedh qymyr qeveria...
Nuk kemi gjë në terezi jo!
Reformat nuk mjaftojnë më. Rilindjet e rikthimet jo e jo.
Duhet përmbysje...