TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit të Vlorës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.
Një nga pikat e kontrollit është vendosur në rrethrrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Vëmendje e veçantë i kushtohet automjeteve me xhama të zinj, ndërsa policia verifikon drejtuesit dhe pasagjerët për identifikimin e personave në kërkim, si dhe për evidentimin e rasteve të mundshme të mbajtjes së armëve pa leje.
Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Vlorës.
Sipas policisë, prania e shtuar e forcave synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës.