AKTUALITET, 2 Dhjetor 2018, 12:20

Baza në Itali, Shqipëri e Hollandë, kush janë 15 shqiptarët që bënin kërdinë me shitjen e drogës

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Evelin” mëngjesin e sotëm, ku si pasojë ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge në rajonin e Puglias.

Si rezultat, janë arrestuar 20 persona, ku 15 prej tyre janë shqiptarë. Mbi ta bie akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Në këto hetime që u zhvilluan për 2 vite e gjysëm u sekuestruan 13 kg drogë e tipit heroinë, kokainë e marijuanë, 2 pistoleta dhe janë arrestuar në flagrancë 12 persona të tjerë.

Kjo drogë trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia dhe baza e këtij grupi kriminal mësohet të ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, e cila njihet si një udhëkryq për trafikun e drogës.

Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.

Ndërkaq mediat italiane kanë bërë publike emrat e të arrestuarve, mes të cilëve janë 15 shqiptarë:

1- Elvis Cafi

2- Eqerem Bimi

3- Clirim Tafimi

4 – Adem Cekorja

5 -Basmir Sylja

6- Denis Bimi

7 – Emran Morina

8 – Andernes Tomorri

9 -Bruno Aliu

10- Elvin Tafili

11- Abjond Xheka

12- Adriano Shabanaj

13- Agim Cafi

15- Erlin Roci.