TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionet në terren edhe gjatë ditës së sotme, 3 tetor, me ndërhyrje në disa zona të kryeqytetit.
Zyrtarë dhe punonjës të bashkisë janë angazhuar në punime për përmirësimin e infrastrukturës, përfshirë rregullimin e rrugëve dhe sinjalistikës.
Në një njoftim për qytetarët, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje të raportojnë problematikat që konstatojnë në zonat ku banojnë, duke përmendur ndër të tjera problemet me ndriçimin, gropat në asfalt dhe dëmtimet e pusetave.
Njoftimi i Bashkisë së Tiranës:
“Probleme ndriçimi? Raportoje‼️
Gropa në asfalt! Na i trego?
Pusetat që dëmtohen… i rregullojmë?♂️
Bashkia është partneri juaj në një qytet të rregullt dhe dinjitoz, e nëse diku nuk e kemi bërë detyrën si duhet, na ndihmo të përmirësohemi”.
Bashkia shprehet se raportimet e qytetarëve synojnë të ndihmojnë në evidentimin e problematikave dhe ndërhyrjen për përmirësimin e shërbimeve në komunitet.