TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prag të takimit për kualifikueset e Euro 2020 ndaj Francës, në konferencë për shtyp, mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, është shprehur se në futboll mund të arrihet gjithçka, ndërsa shtoi se besimin e marrë nga trajneri Reja do t’ia kthejë në fushë.
Ftesa në Kombëtare? “Të them të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin për kombëtaren. Para dy ditësh bëmë një bisedë të shkurtër me trajnerin dhe foli fjalë shumë të mira. Besimin që më dha do ia kthejë në fushë. Për formacionin vendos trajneri, duhet të bëjmë sa më mirë të dalim me rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem për Xhakën apo Abrashin, por stërvitem për veten dhe për të dhënë 100% . Shpresoj të dalim sa më mirë dhe nuk ka rëndësi kush do të luajë.
Franca? Franca është ekip i madh. Pavarësisht se ka lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi. Unë besoj se mund të arrihet çdo gjë në futboll, pavarësisht me ekipin që luan, Duhet të japim më të mirën. Të them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë. Por, të them të drejtën edhe me një barazim jam i kënaqur.
Malaga? Është vetëm fillimi. Nuk duhet të bësh vetëm një sezon dhe ta mbyllësh. Shpresoj të bëjë më të mirën time dhe besoj se do arrij në këto hapa që jam tani. Kjo është një gjë e mire, jo vetëm për mua dhe për ekipin. Sadiku? “Fola me të dhe më tha që ndihet shumë mirë. Njerëzit në Malaga janë shumë mikpritës. Besoj se do të japë maksimumin e tij për të bërë më të mirën aty”, u shpreh Bare.