AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 16:48

“Banditët e Lal Plehut kapën ‘kriminelin’, kalimtarët i paguajnë gjobën” (VIDEO)

“Banditët e Lal Plehut kapën ‘kriminelin’,

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku tregohet se si Policët Bashkiak i vendosin gjobë një qytetari i cili shiste në rrugë lakra dhe domate.

Sipas Berishës, personi në fjalë e bënte këtë gjë për të siguruar bukën e gojës, ndërkohë që Policia Bashkiake i plaçkit mallin duke i vendosur një gjobë që sipas tij, është më e madhe se vlera e tij.

“Qytetarë kalimtarë i japin lekët që i mungonin për të paguar gjobën”, – shkruan më tej Berisha.

Statusi i plotë:

Banditet me uniforme te Lal Plehut kapen “kriminelin”!

Miq, ky burre per kafshaten e gojes shiste tre arka te vogla me lakra dhe domate.

Ata i plaçkisin mallin dhe e gjobisin shume here me teper se vlera e tij. Qytetare kalimtare i japin leket qe i mungonin per te paguar gjoben. sb