AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 14:16

Pas kthimit nga Vjena, Fatmir Mediu djeg mandatin

Pas kthimit nga Vjena, Fatmir Mediu djeg mandatin

Ashtu siç kishte deklaruar, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është kthyer nga Vjena ku ndodhej bashkë me kryedemokratin Basha dhe ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu opozitës së bashkuar.

Pas këtij vendimi pritet një prononcim i Mediut.

Mediu ndodhej për një vizitë zyrtare në Vjenë dhe Bruksel, për këtë arsye nuk i ishte bashkuar grupit të madh të deputetëve opozitarë, që ndërmorën aktin ekstrem pak ditë më parë.

Një tjetër deputet i opozitës, Nard Ndoka, pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Ndoka e konfirmoi një gjë të tillë në një prononcim për “Balkan web” pak ditë më parë.

Një tjetër deputete që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk ka firmosur ende djegien e mandatit është edhe Rudina Hajdari.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte Myslim Murrizi, por Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ta përjashtonte nga radhët e saj pas këtij vendimi./BW