TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një projekt i ri në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg kullës së Sahatit ka nisur punimet.
Lajmi është bërë publik prej kohësh, ndërsa sot aktivisti I shoqërisë civile, sociologu Ergys Mërtiri, përmes një statusi në Facebook, hedh hije dyshimi se zjarri që ra në një kioskë pranë kullës, pak ditë më parë, i raportuar në rrjetet sociale nga gazetari Armir Shkurti, nuk ishte i rastësishëm.
“Kanë filluar punimet për ndërtimin në një kullë mbrapa sahatit. Zjarri që ra para disa ditësh paska qenë me “bereqet” dhe zona u shndërrua menjëherë në shesh ndërtimi. Në projekt shkruhet se kulla do jetë 12 kate, por zëra të “ligë” që nuk ia duan të mirën Lali Betonit, thonë se ajo do jetë 24 kate. Po “punon” Lali. Sa krahu e keni”, shkruan Mërtiri në Facebook.
Ky lajm ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Poshtërohet Tirana dhe gjumtohet Sahati, Ikona e saj, nga Edvini dhe Lal plehu i tij!
Sahati, simboli i Tiranës, Tour Eifeli, Big Bangu i saj me urdhër te Edi Rames dhe Lal Plehut përdhoset, mbulohet nga kulla të mafies së Kakstokracise. Këta janë barbarë, nuk kanë ligj, moral, nder, besim përveç kodit të mafies. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mbrojnë me çdo çmim Sahatin, simbolin e saj të pavdekshëm që bën krenar çdo qytetar të saj, çdo shqiptar”, shkruan Berisha.
Pamje nga zjarri i para pak ditëve:
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/02/zjarr.mp4"][/video]