TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo ndoshta ka shkëlqyer në skenë, por ishte babai i Dua Lipës që ra në sy në spektaklin e Brit Awards. Kështu shkruajnë mediat botërore për Dukagjin Lipën dhe pjesëmarrjen e tij në evenimentin britanik.
“Depërtimi më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babai i këngëtares vjedh skenën në spektaklin Brit Awards” – ky është titull i artikullit të tabloidit britanik, Daily Mail, kushtuar dukjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.
Ndërsa revista amerikane "People" e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Awards”.
Shumë elegant dhe me një kostum të zi shume shik, babai i këngetares së famshme ka marrë shumë komente dhe pëlqimi edhe ne Intagram, teksa ka postuar foto nga eventi ku duket i mrekullueshëm.
