AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 13:33

Situata në Shqipëri, Rama si Maduro: Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli

Situata në Shqipëri, Rama si Maduro: Nuk ka asnjë lloj kaosi apo

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “IlFatto Quotidiano”, ku komenton situatën e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit. Rama ka mohuar të ketë kaos dhe revoltë nga populli në Shqipëri.

Rama ka deklaruar se ai është i gatshëm të hapë dialog me studentët, por ata që e kanë shkatërruar vendin nuk mund të diktojnë mësimet.

IlFatto Quotidiano: Zoti Rama, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Nuk ka asnjë lloj kaosi apo revolte nga populli.

Në shesh nuk janë as jelekët e verdhë, as sindikatat, as studentët apo grupe anarkistësh, por opozita parlamentare që pak vite më parë u dërgua në shtëpi nga populli, pasi e mbyten vendin në korrupsion dhe pandëshkueshmëri.

Nuk mjaftoi me kaq, pasi vitin e kaluar morën një goditje edhe më të fortë në zgjedhje.

Dhe tani nuk duan të përballen në zgjedhjet lokale sepse e dinë që i pret një humbje tjetër”, shprehet Rama.

Kjo deklaratë të kujton presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro që pavarësisht rënies ekonomike dhe largimeve masive të vendasve nga atdheu, ai shprehet se nuk ka krizë në Venezuelë, por ndihmat janë ‘show’ i orkestruar nga SHBA.