AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 15:23

“Votat i vjedhin të dyja palët”/ Nga “339” tek i besuari i Ballukut, 6 rastet kur blerja e votave është bërë vetëm nga maxhoranca

Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo!”, ishte kjo deklarata e bërë  nga zv.ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton.

Zv.ambasadori shkoi dhe më tej duke thënë se votat në zgjedhjet e 2017 nuk janë vjedhur vetëm nga një palë por nga të dy kahët e politikës. Provat për vjedhjen e votave deri tani e rrëzojnë deklaratën e Wilton, pasi flasin për vjedhje vetëm të një krahu.

Nga viti 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste dhe sot 6 vite më vonë, akuzat dhe hetimet për vjedhjen e votave janë bërë vetëm për ata që qeverisin sot. Por le ti marrim me radhë faktet që rrëzojnë deklaratën e diplomatit Ëilton.

Dosja “339”

Disa përgjigje zyrtare të Prokurorisë të publikuara nga “Zëri i Amerikës” të akuzuar dhe të hetuar dilnin vetëm eksponentë të qeverisë. Përgjimet e bandës së Avdylajve në Shijak, flisnin për lidhje të tyre me zyrtarin më të lartë të Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon.

Ata flisnin në emër të tij, premtonin në emër të tij dhe takoheshin me të. Kjo dosje për më shumë se një vit është denoncuar nga Partia Demokratike, e cila shkon dhe më tej duke thënë se ka dosje “339/1” dhe 339/2”, por që edne nuk janë zbuluar nga Prokuroria.

Vora dhe i besuari i Ballukut

Edhe pse e re në një post të lartë publik, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku, duket se është një tjetër eksponent i qeverisë në bandën e të akuzuarve për vjedhjen e votave. Pak ditë më parë një njeri i afërt i saj, Arben Marku është i dënuar me vendim Gjykatë për blerje votash.

Marku ka qenë pjesë e shtabit të Ballukut në zgjedhjet e 2017 në Vorë, pasi kjo e fundit ka qenë e dërguara e PS për këtë Bashki. Po ashtu Balluku është kapur dhe në Kuvend duke shkëmbyr mesazhe me deputetin e PS, Sadi Vorpsi, duke bërë planin si të hiqnin nga bashkia e Vorës, kryebashkiakun e PD, Fiqiri Ismaili.

“Volvo 4” dhe lidhjet me ish-deputetin e PS

Një tjetër rast i publikimit të përgjimeve për blerjen e votave është dhe operacioni “Volvo 4”. Përveç goditjes së katër grupve kriminale, në pranga ra dhe ish-deputeti i PS në Lëzhë, Arben Ndoka.

Ndoka në përgjimet e Prokurorisë rezultonte të fliste për blerje votash, teksa kishte rënë në rrjetën e akuzës pas përgjimeve që u bëhej disa të akuzuarve.

Bashkia Dibër dhe ish-minsitri

Një tjetër bashki e anatemuar si e marrë me vota të vjedhura është Bashkia Dibër. Që në zgjedhjet e 2015 dhe 2017, Partia Demokratike ka hedhur akuza për babain e deputetes së PDIU, Reme Lala, e cila ka kalaur me Partinë Socialite.

PD akuzon Ymer Lalën se ka vjedhur votat në Dibër dhe kanë tjetërsuar vullnetin e votuesve me kërcenime. Po ashtu sipas PD ka dhe përgjigme që faktojnë akuzat e tyre, por nuk bëhen publike nga Prokuroria. Për Dibrën PD, akuzon dhe të dërguarin e PS në këtë qark për zgjedhjet e 2015, ish-ministrin Damian Gjiknuri, për të cilin deklaron që ka përgjime që zbulojnë vjedhjen e votave.

“Bajrat” dhe Bushati

Partia Demokratike në mbledhjen e saj në Shkodër, së bashku me opozitën e bashkuar, foli me emra konkret ku përmendi Bajrat. “Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për PS. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se me kriminelë. Nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të kupolës në Tiranë tek politikanë socialistë në Shkodër”, tha Basha nga Shkodra.

Pak ditë pas kësaj deklarate grupi i Bajrave u godit nga Policia dhe në përgjimet e tyre rezultonte që flitej dhe për zgjedhjet dhe për blerje votash, ku në rrjetën e Prokurorisë ra dhe ish-deputeti Arben Ndoka.

Akuzat për Safet Gjicin

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’në News24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– ishte kjo deklarata e Palokës. Safet Gjici iu përgjigj Palokës, duke i thënë se do shihen sëbashku në gjykatë dhe në sfidën e ardhshme në 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Këto 6 fakte tregojnë se deklarata e zv.ambasadorit të OSBE e bërë nga Shkodra, është shumë periferike me realitetin e Shqipërisë, pasi provat flasin se të akuzuarit janë vetëm të maxhorancës dhe nga opozita nuk ka asnjë./Dosja.al