BALLKAN, 27 Maj 2023, 22:11

Zbulohet fotografia e Putinit në zyrën e ish-kryetarit të Zveçanit

Zbulohet fotografia e Putinit në zyrën e ish-kryetarit të

Fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është gjetur e varur në murin e zyrës së ish-kryetarit të Zveçanit, Dragisha Milloviq.

KosovaPress ka siguruar fotografinë ku shihet xhami i thyer i kornizës në të cilën ndodhet fotografia e Putinit.

Nuk dihet sesi është thyer e njëjta dhe as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në zyrat e kryetarit të ri, Ilir Peci, sidomos pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Kujtojmë se Komuna e Zveçanit në vitin 2011 e pati shpallur Putinin, qytetar nderi.