TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Forcat e Armatosura të Serbisë do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë luftarake deri në një njoftim tjetër pas përdorimit brutal të forcës nga Albin Kurti dhe forcat e tij kundër serbëve në Kosovë", thuhet në një deklaratë pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.
“Në këtë seancë u ra dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë që synojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë”, sipas deklaratës së zyrës së shtypit të presidentit të Serbisë.
Këshilli vuri në dukje se misioni i NATO-s në Kosovë dhe Kfor nuk e kishin kryer punën e tyre në përputhje me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç, u autorizua të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e Kfor-it, në një përpjekje për të siguruar që misioni të përmbushë funksionin dhe mandatin e tij në përputhje me aktet përkatëse të OKB-së dhe të mbrojë serbët në Kosovë.
“Republika e Serbisë do të jetë e vendosur dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”, thuhet në deklaratë.
Seanca u njoftua nga presidenti Vuçiç dje në mbrëmje pasi e ashtuquajtura “Policia e Kosovës” sulmoi ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, në veri të Kosovës, duke gjuajtur me gaz lotsjellës, tym dhe granata trullosëse ndaj banorëve serbë që ishin përpjekur t’i ndalonin ata.