TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 19 tetor në fshatin Llakatund, ku një automjeti në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë iu vendos lëndë plasëse.
Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.
Në pranga kanë rënë Sh. M., 41 vjeç, dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas hetimeve, dyshohet se ata, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili ushtron detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të 19 tetorit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa nuk pati persona të lënduar.
Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të dyshuar.
Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.