BALLKAN, 27 Maj 2023, 16:23

Grenell sulmon Kurtin: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë, lideri i parë që dënohet njëzëri nga demokratët dhe republikanët

Grenell sulmon Kurtin: Rrënuat lidhjen SHBA-Kosovë, lideri i parë

Ish i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën Richard Grenell, reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pas tensioneve të djeshme në veri.

Në një postim në Twitter, Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Grenell u shpreh se Kurti ka rrënuar lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës. Grenell quajti problem dhe heshtjen e Presidentes Vjosa Osmani, të cilën e konsideroi si pohim.

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat amerikane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët. Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, shkruan Grenell.