TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e akuzuar atë për kërcënime ndaj studentëve.
Në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se fillimisht i bën thirrje protestuesve për dialog, ndërsa më pas i kërcënon dhe shantazhon.
“Vazhdon kërcënimet nga më të ndryshmet ndaj protestuesve. Në mëngjes i fton për dialog, pasi ja përmbysin karriget del me fjalim tjetër me bankerët dhe mendon se fuqia monetare e bankave do mund ta kthejë kundër protestës. Bankat janë biznese, të cilat nuk funksionojnë sipas parimeve të një narko diktatori, por funksionojnë sipas ligjeve kombëtare e ndërkombëtare të sektorit bankar. Sot kërcënimi kërcënuesit për bllokim të transportit publik, për linçime, i nxjerr të gjithë nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do ti bëjë ngarkim çdëmtimin”, tha Berisha.
Kreu i demokratëve akuzoi kryeministrin për hipokrizi, duke iu referuar deklaratave të tij për dëmet e shkaktuara gjatë protestave. Berisha ngriti një sërë akuzash për inceneratorët, projektet infrastrukturore dhe portin e Durrësit.
“Shikoni se cfarë hipokrizie, cfarë pretendon ky?! Ky flet për dëme, në një kohë kur ka ndërtuar më paratë e baballarëve të atyre që protestojnë sarajet me themelet me të gjata se vila e Enverit. Ka ndërtuar, ka rrethuar sarajet e tij me një park që nuk e ka as pallati mbretëror. Ky që flet për dëme, ky ka zhdukur 130 mln euro në djegësin e Tiranës.
Që ka zhdukur 200 mln euro me tre djegësat që asnjëri nuk punon. Ka lënë vendin pa porte, që portin e Durrësit e plaçkiti me Alabarin për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve. Ka ndërtuar rrugët me çmime 8-10 herë më të larta, që ka ndërtuar shkolla me çmime 8-10 herë më të larta sesa standardi i BB dhe i BE, duke vjedhur me thasë. Njeri që ka transportuar qindra valixhe diplomatike të vjedhura dhe refuzon kontrollin, refuzon kontrollin parlamentar. A mund të krahasojë vetëm me Macron apo Melonin?! Cili prej tyre ka të regjistruar akte të tjera. Ky duhet të lajë gojën kur të përmende emrat e tyre. Ky sillet si një padrino”, tha nder te tjera Sali Berisha.