BALLKAN, 18 Shtator 2022, 17:49

Vjosa Osmani bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

Vjosa Osmani bën homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II, e cila u nda nga jeta në 8 shtator.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës.

“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani njoftoi më parë se është ftuar të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në funeralin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.

Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 8 shtator, në Balmoral, në moshën 96-vjeçare.