BALLKAN, 17 Shtator 2022, 11:57

Ministria e Brendshme serbe: Sekuestrohen 50 kg marijuanë në makinën me logo të “OSBE”, 5 të arrestuar. Kishte kaluar nga Shqipëria dhe Kosova

Ministria e Brendshme serbe: Sekuestrohen 50 kg marijuanë në

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona pasi ka sekuestruar 50 kilogram marijuanë në një makinë e cila kishte dalë nga Shqipëria, kishte hyrë në Kosovë e më pas në Serbi dhe ishte e shënuar me shenjën e misionit të “OSBE”-së.

Sipas MPB-së serbe ky thuhet të jetë një aksion ku është shkatërruar një rrjet i kontrabandës që niste nga Shqipëria kalonte nëpër Kosovë dhe përfundonte në Serbi.

“Tek të dyshuarit S.M (1993) dhe I.Z (1999) është kapur një sasi e drogës prej 30 kilogramëve, derisa tek të arrestuarit tjerë A.D (1980), G.K (1973) dhe G.K (1981) është gjetur pjesa tjetër e marijuanës dhe pak kokainë.

Këta tre të fundit janë arrestuar teksa kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes ku ishte planifikuar ta linin dërgesën.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd”, thuhet në njoftim.