BALLKAN, 29 Nëntor 2023, 21:36

Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.

Deklarata e saj u bë gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë.

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë”, tha Trendafilova.

Dy aktivistë të PSD-së u arrestuan sot në Kosovë, pas protestave kundër vizitës së Trendafilovas.