BALLKAN, 27 Nëntor 2023, 13:49

Shorti i Europianit, presidenti i federatës serbe: Dashtë Zoti nuk luajmë me Shqipërinë

Shorti i Europianit, presidenti i federatës serbe: Dashtë Zoti nuk

Në Serbi nuk duan që në Europian të përballen me Shqipërinë. Ka qenë presidenti i federatës serbe të futbollit, Dragan Dzajiç, i cili i pyetur për kundërshtarët që nuk dëshiron në Euro 2024, ka përmendur edhe Shqipërinë.

Konkretisht ai është shprehur se ‘dëshirat dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme’, ‘por përveç kombëtareve si Gjermania, Spanja dhe Rumania, ka shtuar që ‘dashtë zoti nuk përballemi as me Shqipërinë’.

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme”.

Presidenti i federatës serbe i referohet incidenteve që mund të ndodhin në Gjermani nëse Shqipëria dhe Serbia bien në të njëjtin grup, ndërsa shorti i Europianit do të hidhet këtë shtunë më 2 dhjetor.

Për herë të fundit këto dy skuadra janë përballur në kualifikueset e Euro 2016 me ndeshjen e zhvilluar në Beograd që u ndërpre për shkak të trazirave dhe iu akordua fitore në tavolinë Shqipërisë nga CAS i Lozanës.