BALLKAN, 29 Nëntor 2023, 15:20

Përplasja me policinë dhe arrestimi i kreut të PSD-së, kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë ‘ngujohet’ në hotel

Përplasja me policinë dhe arrestimi i kreut të PSD-së,

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vazhdon të qëndrojë brenda një hoteli në Prishtinë, ndërsa takimi i paralajmëruar me përfaqësues të shoqërisë civile nuk ka nisur ende.

Takimi është njoftuar të fillojë në 14:30, por aktivistë të Partisë Socialdemokrate ndërmorën një aksion për ta kundërshtuar vizitën, raporton T7.

Në përplasje me policinë, janë arrestuar disa aktivistë të PDK-së, përfshirë kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj.