TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka zbuluar të shtunën detaje të një operacioni të gjerë të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, ku më 5 dhe 6 prill 2025 janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët po udhëtonin me katër vetura me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë.
“Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë ndaluar 16 persona, të ndarë në katër grupe, nga të cilët katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” tha Sveçla, duke shtuar se veprimet e tyre janë të lidhura me aktivitete inteligjente dhe tentativa për destabilizim.
Sipas tij, nga të dhënat paraprake dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai theksoi se ka prova që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me “strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.”
Grupi i parë u ndalua në Gjakovë dhe përbëhej nga katër persona. Gjatë kontrollit të automjetit, sipas Sveçlës, janë gjetur: “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative”.
Ai njoftoi se me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq, grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po strehoheshin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë.
“Në këtë grup ndodheshin gjithashtu dy oficerë të tjerë aktivë të shërbimeve serbe,” sqaroi ministri.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta të disa prej të ndaluarve me individë të përfshirë në veprimtari terroriste.
Një zyrtar policor serb me gradë togeri, sipas ministrit, është i afërm i Nemanja Radivojevic, i njohur si “Gandi”, njëri nga anëtarët e grupit terrorist të Banjskës.
Po ashtu, Gandi është i lidhur me Vladimir Radivojevic, “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Një tjetër i ndaluar, me gradën e kapitenit të klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve të vitit 1999,” bëri të ditur Sveçla.
Ai e cilësoi shqetësues faktin që pjesë e grupit ishin strehuar në një institucion fetar.
“Shfrytëzimi i ambienteve të tilla për qëllime të maskimit dhe për përhapjen e tensioneve ndëretnike është një praktikë tejet e rrezikshme,” theksoi ai, duke shtuar se autoritetet do të jenë të pamëshirshme ndaj çdo përpjekjeje të tillë.
Në fund, ministri Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë.
“Ftojmë të gjithë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të mund ta garantojmë sigurinë dhe rendin në vendin tonë,” përfundoi ai.
Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë premtuar transparencë të plotë për zhvillimet e mëtejshme.
Katër shtetas serbë “pelegrinë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Tëvë1 ka siguruar emrat dhe dokumentet, e katër të arrestuarave, si dhe kartën e njërit nga të arrestuarit të policisë serbe.
Të arrestuarit janë: Branko Rakic me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiç toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.
Atyre sipas dokumenteve u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi i kryesuar nga Milan Radoiçiq.
Për arrestimin e tyre ka njoftuar edhe Qeveria në detyrë e Kosovës, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Aty thuhet se arrestimi i këtyre “pelegrinëve” dhe sulmet në veri kërkon rritje të vigjilencës së institucioneve.
“Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarve u është gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.
Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, është deklaruar sot lidhur me arrestimin e 16 shtetasve serbë në dy operacione të zhvilluara në qytetet e Prizrenit dhe Gjakovës.
Sipas ministrit Sveçla, të arrestuarit ishin të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Hetimet fillestare tregojnë se grupet dyshohet të kenë pasur për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit të grupit të parë janë gjetur dëshmi që i ndërlidhin këta persona me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që mori pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë,” deklaroi Sveçla.
Ndër provat e sekuestruara janë përfshirë fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, imazhe të pjesëtarëve të vrarë të grupit terrorist të Banjskës, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me urdhër të prokurorit, këta persona janë ndaluar për 48 orë.
Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po qëndronin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë.
Lexo po ashtuAksioni i policisë, 16 serbë arrestur, katër oficerë aktivë të sigurisë - Sveçla jep detaje
“Edhe në këtë grup janë identifikuar dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” shtoi ministri.
Sveçla theksoi gjithashtu se hetimet paraprake kanë zbuluar se njëri nga të ndaluarit është zyrtar policor serb me gradë të togerit, i cili ka lidhje familjare të ngushta me Nemanja Radivojeviq, i njohur me nofkën “Gandi”, pjesëtar i grupit terrorist të Banjskës.
Radivojeviq është kushëri i Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ndërkaq, zyrtari tjetër i ndaluar është një kapiten i klasit të parë i ushtrisë serbe, i cili, sipas Sveçlës, ka lidhje me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq. Ky i fundit është i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s përpara bombardimeve mbi caqet serbe.