BALLKAN, 5 Prill 2025, 19:21

I zuri poshtë dheu teksa punonin, humb jetën një 40-vjeçar, plagoset një tjetër

I zuri poshtë dheu teksa punonin, humb jetën një

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, pasi është shembur dheu në një vendpunim në lagjen Veternik të Prishtinës më 5 prill.

Agron Boroci nga Policia e Kosovës se autoritetet kanë marrë informacionin rreth orës 13:00 se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në rrugën “Gjilani”.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjentë”, tha Boroci.

Nga policia thanë se zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe po vazhdojnë punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Sindikatat e të drejtave të punëtorëve vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për shkallën e lartë të lëndimeve dhe vdekjeve në sektorin e ndërtimit.