TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, i pyetur për numrin e madh të fluturimeve të avionëve luftarak turq mbi ishujt grekë, tha se ai e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.
“Unë do ta ngre këtë çështje sa herë që të më jepet mundësia derisa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis që ndodhet aktualisht në Davos nga ku i ka dërguar një mesazh udhëheqjes turke gjatë diskutimit të tij me Presidentin e Forumit Ekonomik të Davosit, Borge Brende.
“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të jemi kurrë ata që do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë.
Nga ana tjetër, nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”, tha kryeministri grek.