TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momente paniku për reperin shqiptar Azet. Sipas mediave në Kosovë eskorta e tij është sulmuar në Vjenë. Në pamjet e publikuara dëgjohen edhe të shtëna me armë.
Një qytetar për mediat në Kosovë ka treguar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën në një klub nate.
Sipas tij, shkak i këtij sulmi ka qenë pagesa. Është pritur të ketë më shumë njerëz në koncert, e duke qenë se parashikimet nuk dolën, sigurimi i këngëtarit është përplasur me atë të klubit.
Ndërkohë, raportohet se aktualisht me rastin është duke u marrë policia e Vjenës.