TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë prekur drejtpërdrejt edhe përfaqësuesit diplomatikë: konsulli kroat në Tel Aviv dhe bashkëshortja e tij janë plagosur, pasi ndërtesa ku po qëndronin u godit gjatë një sulmi raketor nga Irani.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili u shpreh i tronditur nga ngjarja.
“Kam folur personalisht me konsullin dhe bashkëshorten e tij. Për fat të mirë, janë me lëndime të lehta dhe jeta e tyre nuk është në rrezik,” deklaroi Radman.
Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën në Izrael dhe po ndërmerren të gjitha masat për të garantuar sigurinë e diplomatëve kroatë.
Në deklaratën zyrtare, Kroacia dënon ashpër sulmet ndaj civilëve dhe objekteve diplomatike, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe deeskalim të menjëhershëm të situatës në rajon.
Ky incident i rëndë nënvizon rrezikun e shpërndarjes së konfliktit përtej kufijve izraelito-iranianë dhe ngrit shqetësime të reja për sigurinë e misioneve diplomatike në zonat e përfshira nga lufta.
Potresen sam zbog vijesti da su u napadu na Tel Aviv ozlijeđeni naš konzul i njegova supruga. Pogođena je zgrada u kojoj žive.
— Gordan Grlić Radman (@grlicradman) June 14, 2025
Osobno sam razgovarao s njima i na sreću, ozljede su lakše naravi i izvan su životne opasnosti.@MVEP_hr je u stalnom kontaktu s veleposlanstvom i…