TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndrojnë për një vizitë në SHBA.
Maqedonci ka njoftuar për një takim që kanë pasur në Departamentin e Mbrojtjes me Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes, David Baker, moment që e ka cilësuar edhe si “kulmi i vizitës”.
Ndonëse gjatë një interviste në Kosovë, Maqedonci kishte paralajmëruar për një marrëveshje historike që do të nënshkruhej në SHBA, ai sot ka njoftuar se kanë pasur diskutime për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mrbojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta, e për të cilat “janë dakorduar mbi parimet e bashkëpunimit”.
Maqedonci, i cili në këtë vizitë është duke u shoqëruar nga gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, ka thënë se janë zotuar për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit të Tranzicionit të FSK-së.