BALLKAN, 12 Qershor 2025, 18:36

Vuçiç kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Në samit nuk kishte asnjë përfaqësues të Prishtinës

Vuçiç kundër Kosovës: Falenderoj Ukrainën për

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë të Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë.

Me këtë deklaratë, Vuçiç nënkuptoi mosnjohjen e Kosovës si dhe mungesën e përfaqësuesve nga Prishtina në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Vuçiç theksoi se ky ishte një gjest i shkëlqyer ndaj Serbia.

“Patëm takime shumë të suksesshme këtu në Odessa. Kjo është hera ime e katërt që marr pjesë në samitin e Evropës Juglindore-Ukrainë dhe hera ime e parë në territorin ukrainas. Falënderova mikpritësit tanë ukrainas, Presidentin Zelensky, për respektimin e, integritetit territorial të Serbisë. Sic edhe e pate ketu nuk kishte asnje perfaqesues te Prishtines.”

Nga krahu tjeter edhe Zelensky falënderon Vuçiçin për iniciativën për rindërtimin e vendbanimeve ukrainase.

Pasi bisedoi me Vuçiçin në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, Zelensky tha në llogarinë e tij në Instagram se ishte një “formë bashkëpunimi vërtet efektive” dhe shtoi se mezi priste rezultate pozitive.