BALLKAN, 27 Prill 2025, 10:39

Dështon për të shtatën herë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare e Kosovës

Dështon për të shtatën herë zgjedhja e Albulena Haxhiut

Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk u votua përsëri të dielën.

Në emër të LVV-së dhe Albin Kurtit, nënkryetari Glauk Konjufca e propozoi sërish Haxhiun për kryeparlamentare.

“Ju kërkoj që ta mbështesni me votën tuaj zonjën Haxhiu”, iu tha ai 109 deputetëve të pranishëm në sallë.

57 deputetë votuan pro zgjedhjes së Haxhiut si kryetare të Kuvendit, 41 kundër derisa kishte edhe tri abstenim.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.