BALLKAN, 26 Prill 2025, 21:14

Gic me patate/ Djali i Presidentit Trump sërish në Beograd, Vuçiç zbulon darkën që po konsumojnë: Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca (Foto)

Gic me patate/ Djali i Presidentit Trump sërish në Beograd,

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr., ndodhet këtë të shtunë në Beograd, ku do të zhvillojë një takim dhe një darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas mediave serbe.

Kjo është vizita e tij e dytë në Beograd brenda një periudhe të shkurtër, pasi herën e fundit ai ishte më 11 mars.

Gic me patate/ Djali i Presidentit Trump sërish në Beograd,

Vuçiç, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë detaje nga mikpritja për Trump Jr., duke treguar edhe ushqimin e përgatitur për darkën e posaçme.

"Shumë të huaj, me të drejtë, thonë se unë jam njeri i vështirë dhe se nuk është e lehtë të flasësh me mua, por askush nuk ka thënë ende që jemi jomikpritës. Këtë derr e kemi përgatitur për Donald Trump Jr.... Do të ishte marrëzi t’i ofronim karkaleca deti," shkruajti Vuçiç.

Gic me patate/ Djali i Presidentit Trump sërish në Beograd,