BALLKAN, 25 Prill 2025, 10:46

Rrëzohet Albulena Haxhiu/ Kuvendi i Kosovës sërish në ngërç, nuk votohet propozimi i Vetëvendosjes për Kryeparlamentare

Rrëzohet Albulena Haxhiu/ Kuvendi i Kosovës sërish në

Ka dështuar serish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë votuar Albulena Haxhiun, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Parlamentit.

Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 47 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.

Kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e seancës për t’u mbledhur sërish pas 48 orësh, në datën 27 prill.

Kjo është hera e katërt që Haxhiu propozohet për këtë post, pasi nuk ka arritur asnjëherë të sigurojë 61 votat e nevojshme.